Shitje rekord në Superligën e Kosovës

1 year ago 23
Reklamë
22:40 31/07/2023

Ballkani bën një tjetër lëvizje të bujshme në merkaton e verës. Kampionët e Kosovës kanë mbyllur akordin për shitjen e Albion Rrahmanit, me 22-vjeçarin që bëhet kështu largimi i radhës nga Suharekasit. Sipas mediave rumune, Rapidi i Bukureshtit ka paguar 600 mijë euro në arkat e klubit të Ballkanit. Shifër rekord për kampionët, që e shndërrojnë 22-vjeçarin në shitjen më e shtrenjtë të kampionatit kosovar.

Rrahmani është një makineri e vërtetë golash, teksa në 67 ndeshje me Ballkanin ka shënuar 34 gola. Praktikisht një gol në çdo 180 minuta nga ana e 22-vjeçarit, që shton kështu koloninë e futbollistëve shqiptar në kampionatin rumun.

Në sesionin e shkuar të merkatos, Ballkani mbylli transferimin te Cluj të Ermal Krasniqit. Kampionët e Kosovës do të luajnë këtë të enjte ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës me Larnen dhe kjo ndeshje pritet të jetë e fundit për Albion Rrahmanin me fanellën e Ballkanit. 22-vjeçari ka qenë i pandalshëm sezonin e fundit ku realizoi 30 gola dhe asistoi në tetë të tjerë në 50 ndeshje zyrtare.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article