Shkaktoi penallti duke i dhënë humbjen, Volos merr masa ekstreme ndaj mbrojtësit sllovak

1 year ago 9
Reklamë
Na snímke vylúèený hráè Dominik Kružliak (Dunajská Streda) poèas 1. zápasu 3. predkola Európskej konferenènej ligy (EKL) FC DAC 1904 Dunajská Streda - FCSB v Dunajskej Strede 3. augusta 2022. FOTO TASR - Jaroslav Novák *** Local Caption *** Európska konferenèná liga (EKL)
15:02 06/09/2023


Dyshimet për trukim rezultati kanë rezultuar fatale për një mbrojtës sllovak në Superligën greke të futbollit. Bëhet fjalë për Dominik Kruzliak i cili ka prishur kontratën me consensus me skuadrën greke të Volos. Shkaktimi i penalltisë në minutat shtesë në humbjen 3-2 përballë AEK ka detyruar klubin e Volos që të cilësojë si fajtor 27-vjeçarin.

Ai preku me dorë topin në zonë dhe nga 11 metërshi, AEK shënoi golin e fitores. Vetë klubi ka njoftuar për përjashtimin e lojtarit, teksa në komunikatën zyrtare, njoftohet se lojtarit nuk i urohet as suksese në të ardhmen.

“Volos njofton përfundimin e kontratës me pëlqimin e dyanshëm me Dominik Kruzliak. Nuk i urojmë suksese në të ardhmen, por me siguri do ta kujtojmë,” lexohet në statusin e kushtuar 27-vjeçarit. Kruzliak u transferua në Superligën greke vetëm gjatë muajve të verës, duke braktisur kampionatin sllovak pas 4 vitesh me ngjyrat e Dunajska Streda.

Në tre duele si titullarë, ai ndihmoi klubin të merrte vetëm një pikë, me Volos që ka bilanc negativ prej 4 golash të shënuar dhe 8 të pësuar. Një fund i shpejtë dhe i papritur, duke treguar edhe njëherë frikën që ekziston në Greqi për tu përfshirë në njollën e trukimeve të ndeshjeve të futbollit.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article