Shkëlqejnë sulmuesit e Kombëtares

10 months ago 46
16:03 24/12/2023

Muja dhe Seferi realizojnë gola me ekipet e tyre

Arbnor Muja mban Antwerp në grupin e skuadrave që garojnë për titullin me golin e realizuar ndaj Ëesterlo në javën e 19 të Pro League Belge.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e parë të sfidës të luajtur mbrëmjen e së shtunës, që u mbyll në barazim 2 – 2. Muja nuk i dha mundësinë portierit të reagonte me goditjen në hyrje të zonës kundërshtare. Ky ishte goli i pestë për Arbnor Mujën në këtë sezon të kampionatit belg.

Taulant Seferi ishte i rëndësishëm në fitoren 2 – 1 të Bani Yas ndaj Kalba të shtunën për javën e 12 të kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi i Kombëtares realizoi me 11-metërsh, duke i hapur rrugën përmbyjes së rezultatit. Seferi është ndër shënuesit më të mirë në këtë kampionat me 6 gola. Po të shtunën Rei Manaj vendosi fitoren 1 – 0 të Sivasspor ndaj Istanbulspor.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article