Pedagogia Viola Isufaj, në një lidhje telefonike për News24 iu bashkua reagimeve për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.
Isufaj tha se Kadare është kontribuues dhe konceptues i vlerave të gjuhës shqipe.
“Vlerësoj vlerësimin që Kadare kishte për gjuhën shqipe. Ai ka shfrytëzuar potencialet e shqipes. Ai mendonte se shqipja ka atë aftësi që të krijojë potenciale, të jetë e ëmbël dhe e qetë, të shprehë shumë. Me sintaksën që ka krijuar, është kontribuues dhe konceptues i vlerave të shqipes. Shkrimtar është ai që nxjerr në pah fuqinë e një gjuhe. Siç ishte dhe Dante Aligeri, që sanksioni gjuhën italiane. E vështirë të mendosh se nga do t’ia nisësh nga veprat e tij. Kadare ka lëvruar në disa zhanre, por shkëlqeu te romani. Romani e zgjodhi atë. E çmoj dhe e vlerësoj për kontributin e tij te romani.”, tha ajo.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb