Shkencëtarët kanë zbuluar pesë lloje të reja iriqësh në Azinë Juglindore

10 months ago 24

Ekipi i shkencëtarëve nga Muzeu Kombëtar Smithsonian, SHBA, ka zbuluar pesë lloje të reja iriqësh në Azinë Juglindore.

Shkencëtarët kanë vërejtur se ata janë të gjithë iriqë me gëzof të butë, pa kurriz, dhe pa gjemba, dhe karakterizohen për ngjyrën e errët të tyre.

Dy nga speciet e gjetura janë krejtësisht të reja, ndërsa tre të tjera janë nënspecie.

Nënspeciet njihen si H. Dorsalis, H. Maxi, dhe H. Peguensis, dhe janë rreth 14 cm të gjatë, raporton skynews.

Secili nga këta iriqë janë aktivë gjatë ditës dhe natës, dhe si të gjithë të tjerët, ushqehen me insekte dhe fruta.

Megjithatë, detajet e plota mbi stilin e tyre të jetesës mbeten ende të pazbuluara.

Autori kryesor i studimit, Dr. Arlo Hinckley, thekson se këto gjetje tregojnë se ende ka shumë për të zbuluar në lidhje me faunën e Azisë Juglindore, pavarësisht hulumtimeve të mëparshme. /Telegrafi/

Read Entire Article