Arrestohet brenda ambienteve të burgut të Drenovës një person. Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se një shtetas ka shkuar për të dërguar ushqime dhe rroba për një të afërm, por gjatë kontrollit të ushtruar
i është gjetur në xhepin e çantës 2 boçe lëndë e dyshuar kanabis sativa.
Sipas policisë, shtetasi i arrestuar është identifikuar me inicialet O.K i cili është djali i dajës i një të dënuari dhe çantën po ja çonte si dërgesë nga babai i tij.
Ndërkaq ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të sasisë së lëndës. “Nuk kisha idenë çfarë kishte brenda në çantë, më thanë thjesht ta sjell këtu”, ka deklaruar ai. Mësohet gjithashtu se shtetasi që do merrte çantën është dënuar pak ditë më parë për lëndë narkotike. Policia po merret me veprimet e mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb