Shkrumbohet lokali në Shëngjin, dyshimet e para

11 months ago 28
Reklamë

Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në Shëngjin. Si pasojë e flakëve është shkrumbuar një sipërfaqe e madhe e ambientit, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi, pasi godina ishte prej druri.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read Entire Article