Shkupi fiton duelin shqiptar në Ohër, Shkëndija dhe Gostivari rikthehet te fitorja, triumf merr edhe Struga

11 months ago 9
Reklamë

FC Shkupi ka dalë fitues në duelin me Voska Sport të luajtur në qytetin e Ohrit në kuadër të xhiros së 8-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa triumfe në këtë xhiro morën edhe Shkëndija, Gostivari dhe Struga Trim Lum.

Ekipi shqiptar nga Ohri, zhbllokoi shifrat e takimit që në sekondat e para kur Marusic çoi ne epërsi Voskan. Ekipi i Shkupit iu përgjigj në minutën e 13-të me Suad Sahitin që shfrytëzoi gabimin e portierit për të barazuar përkohësisht shifrat në 1:1.

Në vijim skuadra nga Çairi gjeti edhe golin e dytë me Dudun që realizoi nga penalltia në minutën e 33-të. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, përderisa në të dytën, Arbi Vosha realizoi një supergol për shifrat 3:1, përderisa deri në fund të sfidës kishte kohë edhe për një gol tjetër, kur autori i golit të parë për Voskan gjeti sërish rrjetën në minutën e 83-të, duke realizuar nga penalltia, por vetëm për të ngushtuar rezultatin final në 3:2.

Ndërkohë, Shkëndija është rikthyer te fitorja, pasi në Tetovë mundi Makedonija Gjorce Petrovin me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide dhe të fitores për kuqezinjtë e realizoi Erald Çinari, në mënyrë fantastike. Triumf identik kanë marrë edhe kampionët në fuqi, Struga Trim Lum që mundën Rabotniçkin me golin e vetëm të Kamberit të realiuzuar në minutën e 50-të.

Në këtë xhiro, skuadra e Gostivarit ka gjetur rrugën e fitores, pasi në shtëpi triumfoi me rezultat 2:0 përballë Vardarit. Në dy ndeshjet tjera, Tikveshi mundi Bregallnicën me shifra 2:1, ndërsa Brera – Sileksi u mbyll me barazim 1:1.

Xhiroja e radhës dhe e 9-ta në Superligën e Maqedonisë së Veriut në program është me 1 tetor. /Telegrafi/

Read Entire Article