Shkurti i bollshëm në Premier League

6 months ago 15
Reklamë
19:46 28/02/2024

U shënuan 158 gola në 42 ndeshje, Arsenal me sulmin më të mirë

Muaji shkurt do të mbahet mend gjatë në Angli. Elita e futbollit vendas ka prodhuar rezultate tepër interesante në 42 përballjet e zhvilluara deri më tani. Plot 158 gola janë shënuar në takimet e luajtura në muajin e dytë të këtij viti, me shifrat që janë spektakolare. Një mesatare prej 3.8 golash në çdo 90 minutësh të zhvilluar në Premier League.

Kjo është mesatarja më e lartë në historinë e kampionatit anglez, teksa bie në sy java e 23 e saj. Në 10 takimet e luajtura fundjavën e 3-4 dhe 5 shkurtit u shënuan 45 gola, duke qenë kuota më e lartë e realizimeve në një javë të vetme. Arsenal është skuadra më e mirë në këtë periudhë, duke shënuar 18 gola, 6 më shumë se rivalët më të afërt, Manchester United, Aston Villa dhe Liverpool.

Me ritmin e javëve të fundit, sezoni 2023-2024 është në rrugën e duhur për të qenë edicioni më më shumë gola të shënuar ndonjëherë në Premier League. Nëse ritmi aktual prej 3.23 golash për çdo 90 minuta vazhdon, sezoni do prodhonte 1228 gola, për të shënuar një faqe të re në historinë e kompeticionit. 

Rekordi aktual për një sezon me 38 ndeshje u vendos sezonin e kaluar, me 1,084 gola. Më së shumti gola në çdo sezon të Premier Ligës erdhën në sezonin inaugurues me 42 ndeshje, në 1992/93, kur u shënuan 1,222 gola, me një normë prej 2.6 gola për ndeshje.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article