Shoferi humb kontrollin e mjetit në Shijak, përfundon në lumë. Çfarë ndodhi me të

7 months ago 10

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në qytezën e Shijakut.

Shtetasi me inicialet E.Sh ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka përfunduar në lumë. E.Sh ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me rastin, hetimet vazhdojnë.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në lagjen “Prizëreni”  Shijak, shtetasi  E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Shtetasi E. Sh, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article