Shokohet Man.City, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

1 month ago 8
Reklamë

Pak ora para debutimit në sezonin e ri të Premier league kundër Chelseas një lajm shokues vjen për Manchester Cityn. Kjo pasi klubi në muajin shtator do përballet në gjykatë me 115 akuzat për shkeljet financiare të 15 viteve të fundit.

Klubi i sheikëve ka qenë në hetim për një kohë të gjatë nga ekzekutivi i Premier League, që më në fund ka vendosur të përballet në një gjykatë të pavarur disiplinore për akuzat që ka ngritur. Sipas ‘The Atletic’ 8 herë fituesi i Premier League, mes të cilëve 4 radhazi në vitet e fundit, rrezikon penalizime shumë të rënda.

Një burim i ka thënë medias amerikane se dënimi më i lehtë mund të jetë gjoba, por ka shumë gjasë që nëse Manchester City shpallet kampion do ti zbriten 70-80 pikë, ç’ka do të thoshte automatikisht rënie nga Premier League. Megjithatë dënimi më i rëndë është parashikuar zbritja direkte në Championship, ç’ka do ishte një goditje e fortë për skuadrën e drejtuar nga Guardiola. Vendimi për këtë hetim që zgjat prej vitesh pritet të jepet në ditët e parë të janari 2025.

Në çdo rast Manchester City do jetë i gatshëm të apelojë dënimin në gjykatën arbitrare të Lozanës, siç njihet ndryshe CAS. 3 vite më parë klubi i drejtuar nga sheikët u dënua me 2 vite mos pjesmarrje në Kupat e Europës për të njëjtat akuza, por pas apelimit në CAS dënimi u zhbë.

Read Entire Article