Shortet e çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Ligës së Kampionëve – Gjithçka që duhet të dini

7 months ago 3

Kur janë ata? Cilat ekipe janë të përfshira? Kur janë ndeshjet? Telegrafi iu njofton me gjithçka që duhet të dini për shortet e çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/24.

Mbrëmë (e mërkurë) u mësuan edhe emrat e dy skuadrave të fundit që siguruan çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, duke përfunduar në tetë më të mirat e Evropës.

Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi iu bashkuan klubeve tjera si Manchester City, Real Madridi, Barcelona, Arsenali, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munichut.

Por, kur do të hidhet shorti dhe çfarë duhet të dini?

Shorti

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finaleve të Ligë së Kampionëve 2023/24 do të hidhet nesër (e premte), më 15 mars 2024, në orën 12:00, në Nyon të Zvcriës.

A mund të luajnë skuadrat nga i njëjti vend me njëra-tjetrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve?

Po, është një short i hapur, kështu që klubet nga e njëjta federatë mund të përballen me njëra-tjetrën dhe me skuadrat me të cilat ishin përballur më parë në fazën e grupeve.

Quarter-finalists confirmed ✅#UCL pic.twitter.com/7sYKU5LIbI

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 13, 2024

Si funksionon shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve?

Tetë topa që përmbajnë emrat e çerekfinalistëve vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen. Skuadra e parë e tërhequr e luan ndeshjen e parë në shtëpi, kundër skuadrës së dytë të tërhequr. Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar katër çiftet çerekfinale.

Si funksionon shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve?

Për shortin e gjysmëfinaleve, katër topa që përmbajnë copëza letre të shënuara “Fituesit e çerekfinales 1” deri “Fituesit e çerekfinales 4” vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen.

Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë të gjysmëfinale, me topin e parë të tërhequr që përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar çiftet gjysmëfinale.

Pse hidhet shorti për finalen e Ligën e Kampionëve?

Shorti për finalen e Ligës së Kampionëve hidhet për të përcaktuar në finale skuadrën ‘vendase’ për arsye administrative.

Kur zhvillohen ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale?

Ndeshjet e para çerekfinale: 9/10 prill 2024

Ndeshjet e dyta çerekfinale: 16/17 prill 2024

Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/ 1 maj 2024

Ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 7/8 maj 2024

/Telegrafi/

Read Entire Article