Shorti i Champions/ Grup “ferri” për Milanin, me fat City, Bayern dhe Barcelona, kënaqet edhe Inter

1 year ago 15
Reklamë

Hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League.

Grupi I ferrit konsiderohet ai që vë përballë PSG, Milan, Borusia Dortmund dhe Njukasell. Janë katër ekipe që do të diskutojnë dy vendet e para të grupit I që sjellin edhe kualifikimin.

Interesant edhe grupi C me Real Madrid, Napoli, Union Berlin dhe Sporting Bragë.

Me fat mund të konsiderohet Interi, që do të ketë përballë Benfiken, Real Sociedad dhe Salzburg në grupin D.Në grupin A do të kemi përplasjen angloi-gjermane mes Bajern dhe Manchester United, ndërsa kampionet ne fuqi të europës, Manchester City  janë të vendosur në grupin G me rivale lehtësisht të kalueshëm si Laipcig, Cervena Zvezda dhe Jang Boys.Edhe Barcelona pati fat pasi do të ketë punë me Porton, Shaktar Donjec dhe Antverp.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve të champions league do të zhvillohen në 19 dhe 20 shtator.  Si zakonisht edhe edicioni 2023-2024 I këtij kompeticioni spektakolar do të transmetohet në Tring.

Read Entire Article