Shorti i Champions League, Barcelona përballet me Napolin, ja ndeshjet e tjera

9 months ago 8
Reklamë

Shorti në Nyon ka vendosur – Napoli dhe Barcelona, dy klube, historia e të cilave u shënua nga i madhi Diego Maradona, do të përplasen në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Dhe çiftet e tjera në rrugën drejt finales së madhe në “Wembley” do të jenë interesante. Në hapin e parë të fazës eliminatore do të përplasen Porto – Arsenal, Paris Saint-Germain – Sociedad, PSV – Borussia Dormund, Kopenhagen – Manchester City dhe Leipzig – Real Madrid.

Ndeshjet e para të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve janë caktuar për datat 13, 14, 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 5, 6, 12 dhe 13 mars.

Ndeshjet e fazës 1/16

Porto – Arsenal
Napoli – Barcelona
PSG – Real Sociedad
Inter – Atletico Madrid
PSV – Borussia Dortmund
Lazio – Bayern Munich
Kopenhagë – Manchester City
RB Leipzig – Real Madrid

Read Entire Article