Shorti i Euro 2024, shqiptarët mbushin hyrjen në Hamburg! Fevziu tregon çfarë po ndodh

10 months ago 44
17:39 02/12/2023

Gazetari Blendi Fevziu ndodhet këtë të shtunë në Hamburg të Gjermanisë, aty ku në orën 18:00 hidhet shorti i Euro 2024. Në një lidhje direkte me Klan News, Fevziu u shpreh i emocionuar dhe rrëfeu se jashtë godinës ku hidhet ky shorte, pjesa më e madhe janë shqiptarë.


“Emocionuese si çdo event të madh. Por më emocionuese ishte që në momentin e hyrjes, ku ishte mbledhur publik, spektatorë, që kishin ardhur për të përshëndetur delegacionet, pjesa më e madhe ishin shqiptarë dhe filluan të thërrisnin emrin e Shqipërisë. Ishte një gjë shumë impresionuese që shqiptarët dominonin pjesën e spektatorëve. Të gjithë shortit evropian që do të hidhet, flas për pjesën paraprake të hyrjes, pra në pjesën e jashtme. Ndërkohë që atmosfera  brenda është interesante, por është më e qetë. Sepse secila nga palët është e sigurt për një gjë, në këtë short nuk ka ekipe të vogla, të dobëta dhe të mëdha. Të gjithë ekipet po presin të shohin fatinë tyre, vendin ku do vendosen dhe kundërshtarët padyshim. Kështu që në njëfarë mënyrë set merr udhë kampionati europian, ose finalet e kampionatit europian të Euro 2024”, tha Fevziu drejtpërdrejtë nga Hamburgu.

Kujtojmë se sot në Hamburg vendosen kundërshtarët e Shqipërisë në finalet e Euro 2024 dhe shortin do të keni mundësinë ta ndiqni direkt në ekranin e Tv Klan./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article