Shpendi i jep fitoren Cesenas

7 months ago 9
Reklamë
14:00 04/02/2024

Sulmuesi i shpresave shënoi golin e vetëm në sfidën e Serie C kundër Fermanes

Kristian Shpendi ishte vendimtar për Çezenën në sfidën e Serie C të fituar kundër Fermanës. Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa realizoi rrjetën e vetme të takimit që i dha ekipit të tij tri pikët.

Ndërsa vendasit treguan superioritet në fushë, ndeshja u zhbllokua tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Suksesi është i rëndësishëm për Çezenën, që ka si objektiv ngjitjen në Serie B.

Skuadra nga Emilia-Romanja shkon në kuotën e 59 pikëve pas 23 takimeve në krye të grupit B në Serie C.

Kristian Shpendi shkon në 14 gola të shënuar në këtë sezon në kampionat, ndërsa ka realizuar edhe 1 herë në Kupën e Italisë, si edhe ka dhënë 3 asiste.

Në total, 20-vjeçari ka luajtur 1473 minuta dhe është një nga futbollistët kyç të ekipit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article