Shpendi shënon edhe në derbi, talenti shqiptar spikat me Cesenën në serinë B në Itali

4 days ago 38
Reklamë

Kristjan Shpendi vazhdon të shënojë javë pas jave në Serine B të futbollit italian.

Futbollisti i kombëtares tonë realizoi edhe në duelin e radhës me skuadrën e tij Cezena kundër Modenës, Derbi që përfundoi me rezultatin 2 me 2.

Si zakonisht titullar në majë të sulmit tek skuadra e tij, Shpendi shënoi me penallti në fundin e pjesës së parë, golin që nderoi përkohësisht të zotët e shtëpisë, ndonëse Modena barazoi në pjesën  e dytë.

Për 21-vjeçarin ky ishte goli i tretë në pesë javë kampionat. Ai konsiderohet një nga lojtarët e perspektivës për kombëtaren e parë të Silvinjos./vizionplus.tv

Read Entire Article