Shpërblehen kampionët e Bregut të Fildishtë

7 months ago 7
Reklamë
12:53 14/02/2024

76 mijë Euro dhe një vilë për lojtarët që kontribuan në fitimin e Kupës së Afrikës

Ngjitja në majën e futbollit afrikan është shpërblyer te Bregu i Fildishtë. Presidenti i vendit, Alassane Ouattara i ka dhuruar një shpërblim të majmë futbollistëve dhe stafit të kombëtares pas titullit të tretë kampion të Kupës së Afrikës.

Një shpërblim prej 76 mijë Eurosh si edhe një vilë me vlerë të njëjtë për çdo futbollist të kombëtares së elefantëve, që është pseudonimi i skuadrës. Gjithashtu, presidenti premtoi 457 mijë  Euro) për Federatën e Futbollit të Bregut të Fildishtë dhe rreth 609 mijë Euro për stafin e trajnerëve.

Turneu i Kupës së Afrikës mbajtur pikërisht në Bregun e Fildishtë ishte i mbushur me pengesa dhe dyshime, me skuadrën që përjetoi një ecuri të dobët në fazën e grupeve, duke sjellë edhe ndryshim në pankinë.

Kjo kombëtare kishte fituar dy herë më parë këtë trofe, në vitin 1992 dhe 2015, ndërsa dështoi për ta ngritur lart në 2006 dhe 2012, pasi humbën në finalen e madhe. Për më tepër, Bregu i Fildishtë u përball me Nigerinë në finalen e së dielës, dy kombëtare që deri më tani kanë siguruar tre trofe të këtij kompeticioni në histori.  

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article