Vatra zjarri janë aktivizuar në zonën e Maliqit më konkretisht në pyllin e Bodës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se shërbimi zjarrfikës Maliq ka qënë aty që në çastet e para të sinjalizimit të zjarrit, por terreni i thyer malor ju ka krijuar vështirësi.
Punonjësit e zjarrfikëses po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikse me mjetet e tyre.
Sipas informacioneve është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intesitet. Aktualisht në terren ka zbritur edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili po vëzhgon nga afër situatën.
Ndërkohë Prefekti i Qarkut të Korçës ka kërkuar ndihmë nga ushtria dhe në zonën e zjarrit po shkojnë Forca të Armatosura.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb