Shpërthim në Divjakë, 67-vjeçarit i vendosin lëndë plasëse në oborrin e banesës

4 months ago 12

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banesë në Divjakë. Policia sqaron se shtëpia është në pronësi të shtetasi me iniciale R.M 67 vjeç.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas autoriteteve lënda shpërthyese ka qenë artizanale.

“Më datë 30.06.2024, rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë shpërthyese artizanale, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article