Shpëtoni “ushtarin” Asllani. A do t’i besojë Inzaghi kundër Empolit? Fati i tij në dorë të Calhanoglu

11 months ago 16
Reklamë

Suksesi në derbi e dërgoi Inter në një tjetër nivel, “dehu” edhe trajnerin Inzaghi, me këtë të fundit që zbriti në sfidën e parë në Champions, kundër Real Sociedad, me 5 ndryshime, mes tyre aktivizoi për herë të parë si titullar edhe Kristian Asllanin. Mesfushori kuqezi, por jo vetëm, i gjithë ekipi i Interit ishte në një mbrëmje Jo, ishin me fat që dolën me një pikë. Ky ishte një shans i artë që Asllani e shpërdoroi, ishin një mundësi e shkëlqyer për të vërtetuar se nuk është thjesht një zëvendësues i Calhanoglu, por as këtë nuk e bëri dot.

Në këto kushte, përpara sfidës kundër Empolit në Serie A, Iznaghi dhe i gjithë ambienti janë sërish në dyshim, të rrezikojnë me Calhanoglu, pasi turku ende nuk është 100%, apo t’i besojnë sërish Asllanit. E sigurt është se nëse Calhanoglu do jetë gati, Asllani do të jetë në stol, fundja Inzaghi ka konfirmuar jo vetëm me rastin e Asllanit se nuk beson shumë te lojtarët e rinj.

Nga ana tjetër, mos aktivizimi i Asllanit në këtë sfidë, e lehtë në letër, do të rendonte akoma më shumë te një lojtari i ri i cili edhe gjatë verës ishte në dyshim nëse do të largohej apo jo. Një aktivizim i Asllanit si titullar kundër ish ekipit të tij do t’i jepte besim për të harruar atë paraqitje të shëmtuar kundër Real Sociedad.

Read Entire Article