“Shpresat” në prag të Armenisë dhe Rumanisë

1 year ago 16
Reklamë
17:27 31/08/2023

Bushi: Sfida të forta, do bëjmë më të mirën

Trajneri Alban Bushi do të grumbullojë kombëtaren e 21-vjeçarëve në Stamboll për të përgatitur dy ndeshje kualifikuese të Euro 2025 me Armeninë dhe Rumaninë. Tekniku ka ftuar 23 lojtarë, nga të cilët 10 vijnë nga kampionati shqiptar. Trajneri shpreh besimin se skuadra e tij do të bëjë më të mirën në këto dy takime tepër të rëndësishme.

“E dimë që ekipi armen janë ekip i fortë në fushë, janë agresivë. Ne gjithmonë e kërkojmë fitoren pavarësisht se jemi ekip modest në krahasim me kundërshtarët. Ekipi ka shumë besim se do të marrim rezultate pozitive në këto ndeshje, unë kam shumë besim.”

Në disa vite drejtimi të kësaj skuadre, Bushi e ka furnizuar kombëtaren A me lojtarë cilësorë, shpesh herë duke sakrifikuar edhe në rezultate.

“Ne ndihemi mirë kur një lojtar i Shpresave shkon lart, por ok mirë kemi dhe ne boshllëqet tona sepse janë lojtarë që na ndihmojnë shumë.”

Më 8 shtator do të luhet kundër Armenisë në qytetin Abovyan ndërsa më 12 në “Elbasan arena” kundër Rumanisë.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article