“Shqetësime për Kosovën dhe Bosnjën”, Stoltenberg: Rajoni ka rëndësi të madhe për NATO-n, kemi përgjegjësinë të ruajmë paqen dhe stabilitetin

10 months ago 6

Në mbledhjen që shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri me liderët e Rajonit në Maqedoninë e Veriut, ndër të tjera tha se në Ballkanin Perëndimor nuk ka ndonjë rrezik të madh ushtarak, mbi ndonjë aleat, por sipas ka tensione në rritje në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në lidhje me prezencën e shtuar të ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe armatimit, Stoltenberg tha se aleanca duhet të jetë vigjilente dhe gjithmonë duhet të bëjë atë që duhet në mbrojte të aleatëve.

Soltenberg: Mendoj se duhet ta kuptojmë , se ndërsa ky Rajon është me rëndësi të madhe për NATO, ne nuk kemi dediktuar ndonjë rrezik të madh ushtarak, mbi ndonjë aleat. Ajo që shohim është rritja e tensioneve në Kosove, po ashtu edhe në Bosnje.

Jemi të shqetësuar lidhur me rrjedhat që shkojnë në drejtim të gabuar, por në të njëjtën kohë duhet të mbështetet prezenca e NATO.

Ne vetëm kemi zmadhuar prezencën tonë me 1 mijë ushtarë dhe armatim. Jemi vigjilent dhe gjithmonë do të bëjmë atë që duhet për të mbrojtur aleatët tanë.

Ne jemi aleat të Rajonit dhe kemi përgjegjësinë të ruajmë paqen dhe stabilitetin në Rajon dhe padyshim që do ta shoh propozimin e z. Rama të mbështetur edhe nga presidenti i Kroacisë.

Read Entire Article