Shqipëria, 3 medalje argjendi në peshëngritje

7 months ago 30
Reklamë
23:46 16/02/2024

Kristi Ramadani e Erkand Qerimaj arrijnë sukses në Europian

Kristi Ramadani dhe Erkand Qerimaj i sollën medaljet e para Shqipërisë në Europianin e peshëngritjes për të rritur që po zhvillohet në Bullgari.

3 Medalje argjendi për 2 sportistët e peshës deri 81 kilogramë, të cilët u shpallën nënkampionë Europe.

Kristi Ramadani i cili garoi në baterinë B u ngjit 2 herë në podium. Ai u rendit i dyti në stilin e shtytjes me 190 kilogramë të ngritura në provën më të mirë të tij.

Ramadani fitoi medaljen e argjendit edhe në dygarësh ku ngriti në total 341 kilogramë në të dy stilet.

Suksesi i radhës për Erkand Qerimajn që u klasifikua i dyti në shkëputje me 155 kilogramë në provën e tij të fundit. Kjo ishte e disata medalje e fituar prej tij në karrierën e gjatë ndërkombëtare.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article