Shqipëria barazon me Ishujt Faroe/ Megjithatë kuqezinjtë e mbyllin duke marrë vendin e parë në grup

9 months ago 25
Reklamë

Shqipëria shkon në europian si vend i parë i grupit, pas barazimit pa gola në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe.

Një ndeshje me disa mundësi, por kuqezinjtë nuk arritën të shënojnë.

Kombetarja mbylli grupin e para me 15 pikë po aq sa Çekia, por fitorja në ndeshjen direkte jua dha avantazhi tanëve.

Polonia vjen e treta në klasifimkim me 11 pikë e ndjekur nga Moldavia me 10 pikë, ndërsa Ishujt Faroe e mbyllin në vendin e fundit me 2 pikë.

Mbrëmja e sotme do jetë një festë, jo vetëm sportive. Pas ndeshjes në stadium do ketë një koncert me këngë dhe valle, teksa kjo është hera e dytë që kuqezinjtë marrin pjesë në një turne të tillë, pas “Francë 2016”.

Read Entire Article