Shqipëria “gradon” Probierz trajner të Polonisë

11 months ago 10
Reklamë
19:21 25/09/2023

51-vjeçari bindet nga projekti, pagë të majme dhe makinë luksoze në Varshavë

U përfol për shumë emra, por në fund, Federata Polake e Futbollit e ka gjetur pasuesin e Fernando Santos në shtëpi. Polonia, një prej kundërshtarëve të kombëtares Shqiptare në rrugën drejt Euro2024 i ka besuar stolin, Michal Probierz. 51-vjeçari është emëruar si trajneri i ri i polakëve, për të tentuar kualifikimin historik në turneun që do mbahet në Gjermani.

Sipas mediave, ish-trajneri i Krakovia në Superligën polake ka bindur drejtuesit për të marrë drejtimin e kombëtares në një moment tepër delikat.

Përveç pagës prej 500 mijë eurosh në vit, Probierz ka marrë si dhuratë dhe një automjet me vlerë prej rreth 40 mijë eurosh. 51-vjeçari ulet në pankinën e Polonisë pas humbjes në ‘Air Albania’ ndaj kombëtares shqiptare, teksa do të debutojë më 12 tetor në transfertën e Ishujve Faroe. Sfida e radhës për polakët do të jetë ajo në shtëpi ndaj Moldavisë për ta mbyllur fazën kualifikuese në Varshavë më 17 nëntor, duel që mund të vendos njërën prej dy skuadrave pjesëmarrëse në Europianin e ardhshëm.

Pas pesë sfidave të para, Polonia gjendet në vendin e parafundit në grupin E me 6 pikë, 4 më pak se Shqipëria dhe e distancuar me dy pikë nga Republika Çeke dhe Moldavia. Vetëm dy skuadrat më të mira të grupit do të kalojnë në Euro 2024. Nëse dështojnë, Polakët do të kenë mundësi për ta garantuar biletën përmes play-off të Ligës së Kombeve.


Të ngjashme

Read Entire Article