Shqipëria krah Kosovës, kundër deklaratës së BE

11 months ago 12
Reklamë
12:27 27/09/2023

Shteti shqiptar nuk mbështet deklaratën e Borrel për dialogun me Serbinë

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e BE për dialogun për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Tiranës zyrtare, qendrimet e Borrel nuk janë të përshtatshme për situatën dhe nuk duhet të bëhet përgjegjëse Kosova.

Deklarata është bërë në 19 shtator, duke ju referuar kryesisht zhvillimeve në veri të Kosovës.

Sipas përfaqësuesit të lartë të BE, Joseph Borrel, lëvizjet e Kosovës nuk janë në përputhje me ligjin dhe kontribuojnë për të rritur tensionet. Po ashtu kjo deklarate nuk reflektonte ngjarjet e fundit në veri dhe pritet qëndrimi i ri nga BE për sulmin ku u vra nje polic.

Pikërisht ky paragraf në deklaratën zyrtare, ka bërë që Shqipëria të mos e pranojë këtë qëndrim duke u shprehur kundër.

Kjo e mërkurë ishte afati i fundit i vendosur nga BE për t’u shprehur nga vendet anëtare dhe ato kandidate, në mënyrë që qendrimi të ishte i linjëzuar. Në këtë rast, Shqipëria ka zgjedhur të jetë krah Kosovës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article