Shqipëria merr presidencën e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi

10 months ago 19

Më 15 dhjetor 2023, në Stamboll, u mbajt takimi i 47-të i Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ekonomit të Detit të Zi. Delegacioni i Shqipërisë kryesohej nga Zv/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia.

Ai vlerësoi arritjet e kryesisë turke të BSEC-ut, si dhe shprehu edhe një herë gatishmërinë dhe përkushtimin e palës shqiptare për të mbajtur presidencën e radhës të kësaj nisme rajonale për një periudhë 6 mujore duke filluar nga janari i vitit të ri.

Në këtë kontekst, zv/ministri Kadia risolli përsëri në vëmendje arritjet konkrete të Shqipërisë në kuadër të presidencave të tjera si e Këshillit të Sigurimit, Procesit të Berlinit etj.

Në fund të takimit pala turke dhe njëkohësisht kryesia aktuale e BSEC-ut, dorëzoi këtë presidencë duke ja kaluar palës shqiptare.

Read Entire Article