Juristi Kreshnik Spahiu komentoi progres raportin e paraqitur nga ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato sot në parlament.
Spahiu u shpreh se është e turpshme që mediat opozitare marrin vetëm kritikat në progres raport dhe nuk merren me aspektet pozitive të këtij raporti.
“Quhet progres raport dhe jo regres raport. Shqipëria duhet të plotësojë 35 kapituj që janë reforma në çdo sektor të shtetit. Për sa kohë duhet ti plotësojë kuptohet qartë që sot Shqipëria nuk i plotëson kriteret.
Kemi ende 35 kapituj për ti plotësuar. A jemi në një moment të rëndësishëm? Jemi në moment historik. 34 vite nuk ka pasur një unanimitet konsensusi europian për Shqipërinë. Meritë e kujt është, rrethana politike, gjeo politike apo një moment i duhur? Duhet parë.
E turpshme ajo që ndodh në Shqipëri, gjysma e portaleve thonë Shqipëria është në BE ka plotësuar çdo kërkesë, po të lexosh portalet e opozitës kapin momentet e kritikave.
Ka një palaçollëk dhe mungesë serioziteti në mënyrën si sillemi në sytë e ndërkombëtarëve. Qeveria duhet të jetë realiste, reklamën ja ka bërë vetë BE. Nuk ka nevojë të theksojnë me daulle dhe muzikë aspektet pozitive.
Nga ana tjetër opozita që ka 3 vjet me retorikë sovraniste duhet të sillet si të gjithë euro skeptikët. Nëse Be është e njëanshme me qeverinë pse merr aspektet kritike të raportet. Ose injoroje fare. Shpërfilli raportet e BE”, tha Spahiu në Report TV.