Shqipëria miqësore me Bullgarinë

1 year ago 22
Reklamë
15:51 20/07/2023

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi arritjen e akordit për zhvillimin e sfidës më 17 Tetor

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të do të luajë një miqësore kundër Bullgarisë më 17 Tetor. Të dyja federatat arritën akordin për zhvillimin e sfidës në stadiumin “Air Albania” njoftoi FSHF.

FIFA ka lënë data të lira për të gjitha kombëtaret që janë në grupe me nga 5 ekipe. Edhe në muajin mars, ishte planifikuar një miqësore kundër Uzbekistanit, por që u anulua në ditët e fundit.

Kjo do të jetë hera e 11-të që dy përfaqësueset ballkanase do të përballen në një ndeshje futbolli.

Më 12 tetor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajnë ndaj Republikës Çeke në stadiumin ‘Air Albania’, sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Në muajin shtator, Shqipëria do të luajë kundër Republikës Çeke më 7 shtator në transfertë dhe tre ditë më vonë, ndaj Polonisë në stadiumin Tiranë takimet e vlefshme epr kualifikueset e Euro 2024.

Ndërkohë FIFA ka publikuar renditjen e skuadrave kombëtare për muajin Korrik.

Shqipëria vazhdon që të renditet në vendin e 65-të, duke mos pasur ndryshime nga 29 qershori.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article