Shqipëria miqësore me Bullgarinë/ Kombëtarja do të luajë më 17 Tetor në Tiranë

1 year ago 24
Reklamë
16:30 20/07/2023

Kombëtarja do të zhvillojë një miqësore me Bullgarinë më 17 Tetor në Tiranë. Ky takim testues do të luhet pak ditë pas përballjes kualifikuese të Euro 2024 me Çekinë po në shtëpi.

Me shumë mundësi do të shërbejë për ata lojtarë të cilët nuk do të kenë minuta në ndeshjen zyrtare me përfaqësuen çeke.

Shqipëria ka luajtur për herë të fundit me Bullgarinë në 17 Tetor të 2007, një takim që përfundoi në barazim 1-1.

Përballjet e Kombëtares, tifozët shqiptarë kanë mundësinë t’i ndjekin si zakonisht në TV Klan.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article