Shqipëria në Çeki, Sylvinho: Synojmë rezultat pozitiv

1 year ago 9
Reklamë
19:53 06/09/2023

“Llogaritë për grupin i bëjmë në Nëntor”

Shqipëria do të luajë me Çekinë të enjten në mbrëmje në Pragë sfidën e katërt në kualifikueset e Euro 2024, një përballje me rëndësi për ecurinë në grupin kualifikues. Në konferencën për mediat pas mbërritjes në çeki, trajneri Silvinjo tha se synimi është që nga kjo të dilet me një rezultat pozitiv.

“Skuadra ka patur paraqitje të mira në ndeshjet e fundit. Ne duhet të ecim në rrugën tonë. Ky është një takim ku përqendrimi duhet të jetë shumë i lartë. Në këto ndeshje nuk fiton ai që bën më shumë, por ai që gabon më pak. Qëllimi është që të marrim pikë ndoshta edhe të fitojmë. Llogaritë do të bëhen nga nëntori”, tha trajneri.

Mbrojtësi Berat Gjimshiti tregon se gjendja e grupit të lojtarëve është e mirë.

“Dua ta arrij kualifikimin dhe të jem në Euro 2024. Të gjithë janë të motivuar dhe japin gjithçka”, tha ai.

Kur mbeten edhe pak orë nga ndeshja, Sylvinho thotë se nuk e ka vendosur formacionin që do ta nisë nga minuta e parë. E sigurtë është vetëm mungesa e mesfushorit Qazim Laçi, i cili po kalon një gjendje gripale.

“Sa i përket formacionit nuk mund që e kam vendosur. Do të kemi edhe një stërvitje pak orë para takimit në hotel dhe më pas do të ulemi ta diskutojmë se cilët janë në 100% për të zbritur në fushë”.

Çekia ka lënë pikë vetëm në fushën e Moldavisë dhe shikohet si një pretendet për një vend në finalet e Europianit dhe një rezultat pozitiv i Shqipërisë me këtë kundërshtar do të shtonte shanset e kualifikimit.

Me Çekinë kemi zhvilluar vetëm një miqësore në 8 Qershor të 2021 e humbur 3 – 1. Këtë takim do të ndiqni direkt në TV Klan.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article