Shqipëria në Euro 2024 dhe e para në grup, Sylvinho: Po jetojmë një ëndërr

10 months ago 38
23:15 20/11/2023

Trajneri Sylvinho thotë se po jetojnë një ëndërr pas kualifikimit të Shqipërisë në Europianin 2024 dhe renditjen në vendin e parë në grup.

Duke folur pas barazimit 0 me 0 me Ishujt Faroe, Sylvinho u shpreh se Kombëtarja Shqiptare po rritet dita-ditës.

“Është diçka e bukur që Shqipëria rritet, kemi qenë në një grup shumë të vështirë, por është shumë e bukur, po jetojmë një ëndërr. Kemi një skuadër që ka pothuajse 6 ndeshje që nuk humbet, del e para e grupit, nuk pëson gola, është meritë e të gjithëve atyre që kanë punuar”.

Tekniku brazilian ka vlerësuar të gjithë futbollistët për arritjen.

“Ylli i vërtetë është skuadra, skuadra është ajo që ka bërë këtë arritje deri tani”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article