Shqipëria në flakë, drejtori i Gatishmërisë të Përgjigjes Emergjente: Shumica e zjarreve shkaktohen nga dora e njeriut. Ja qarqet më të rrezikuara

3 months ago 7

Drejtori i Gatishmërisë të Përgjigjes Emergjente, Leonard Qyra, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës në News 24 foli për situatën e zjarreve në vendin tonë.

Qyra theksoi se shumica e zjarreve në Shqipëri shkaktohen nga dora e njeriut. Ai tha se qarqet më të rrezikuara nga flakët janë Gjirokastra, Vlora, Fieri, Berati, Lezha dhe Shkodra. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve, që të mos ndezin zjarre, pasi mbi të gjitha është një vepër e rëndë penale.

Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë të Përgjigjes Emergjente: Kemi 100 efektivë që veprojnë në Delvinë, kemi në Gjirokastër 50 policë, bashkëpunojnë me ne edhe efektivë të Komisariatit të Gjirokastrës, që ndihmojnë nga toka. Falë ndërhyrjes së tyre, janë parandaluar 3 vatra zjarri, që ishin afër, që dyshohet të jenë të qëllimshme. Temperaturat ndikojnë tek zjarret, era ndikon shumë, por shumica e vatrave të zjarrit janë shkaktuar nga dora e njeriut, me ose pa dashje. Qarqet më të prekura janë Gjirokastra, Vlora, Fieri, Berati, Lezha dhe Shkodra. Ne kemi hartuar plane, në koordinim edhe me bashkitë, ne kemi ndihmuar bashkitë edhe me pajisje, që të jenë më të aftë për shuarje të zjarreve.

Ne kemi bërë fushatë ndërgjegjësimi me qytetarët, që mos ndezin zjarre. Kemi dhënë dhe marrë ndihmë nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile, kemi dhënë ndihmë tek Greqia. Kemi marrë ndihmë me avionë në zonën e Dropullit dhe të Finiqit, kemi bërë kërkesë për të na ardhur në ndihmë në Delvinë. BE na ka dhënë mbështetjen e duhur për të shuar flakët. Primare mbi të gjitha është jeta e qytetarëve, që të jenë sa më e sigurt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article