Shqipëria në kupën europiane për klube në shah

1 year ago 48
Reklamë
18:05 16/09/2023

950 shahistë nga 110 ekipe shënojnë rekord pjesëmarrjeje

Kupa europiane për klube në shah do të zhvillohet në Shqipëri nga 30 Shtatori deri më 8 Tetor. Është eventi më i madh kontinental për klube dhe këtë vit ka shënuar një rekord pjesëmarrjeje.

Shqipëria merr pjesë me 5 ekipe, 3 për meshkuj dhe 2 për femra, dhe Presidenti i Federatës së Shahut, është optimist se mund të sigurohen edhe medalje.

Për shkak të pjesëmarrjes së lartë në numër, por edhe nivelit të shahistëve, eventi që konsiderohet si Champions League e Shahut do të ketë shikueshmëri të madhe në gjithë globin.

Ndeshjet do të mbahen në qytetin e Durrësit, ndërsa në kryeqytet do të mbahet nata gala e përmbylljes së eventit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article