Shqipëria në Ligën e Kombeve/ Myrto Uzuni për Tv Klan: Do synojmë vendin e parë

7 months ago 6
Reklamë
19:01 08/02/2024

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, thotë se kuqezinjtë do të synojnë të dalin në vendin e parë në grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Në një lidhje direkte nga Granada e Spanjës për Tv Klan me gazetarin Alban Xhihani, Myrto Uzuni vlerësoi më shumë Ukrainën nga skuadrat e grupit B1.

“Të them të drejtën para 3 ditësh kam qenë me trajnerin e Ukrainës dhe kemi diskutuar rreth kësaj teme që mund të biem apo jo. Jam i lumtur që do përballem kundër ish-trajnerit tim. Shanset tona janë pasi Çekinë e kemi mundur, Gjeorgjia dhe Ukraina nuk janë që kanë shumë diferencë. Mendoj që mund ta synojmë vendin e parë. Mendoj se me Ukrainën pasi ka lojtarët që luajnë dhe këtu në La Liga dhe ka lojtarë më të mirë se Çekia individualisht. Edhe Gjeorgjia ka grup të mirë, siç e dimë tani nuk ka më ndeshje të lehta, dhe Gjeorgjia nuk është kundërshtar i lehtë. Por mendoj se Ukrainë dhe Çekia janë më lart se Gjeorgjia”, tha Myrto Uzuni.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article