Shqipëria përmbyll mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

9 months ago 12
13:26 31/12/2023

Shqipëria ka përmbyllur me sukses mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Me anë të një videomesazhi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e ka cilësuar dinjitoze paraqitjen e Shqipërisë në mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit.

“Ndërsa Shqipëria përfundon mandatin e saj të parë dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, dëshiroj të ndaj, me një krenari të vecantë, këtë mesazh nga kjo Dhomë, ku gjatë dy viteve të fundit, vendi yne ka punuar së bashku me anëtarë të tjerë dhe ka luajtur një rol aktiv në ndjekjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. E udhëhequr nga parimet dhe vlerat e saj, Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz, i cili është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë miqtë dhe aleatët, si dhe nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare. Ne bëmë pjesën tonë duke marrë përsipër më shumë përgjegjësi, edhe nëse kjo do të thoshte t’u dilnim përballë vendeve të mëdha dhe lojtarëve globalë.”

Ndër të tjera, ministri Hasani theksoi se ky mandat e rriti më tej pozitën e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Mbi të gjitha, ne arritëm të sjellim një zë të fortë dhe të besueshëm në Këshillin e Sigurimit, duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke çimentuar partneritetet tona strategjike dhe duke forcuar pozicionin tonë si një aktor i besueshëm dhe aktiv në rajon, e një aleat dhe partner i besueshëm për Bashkimin Evropian.”

Gjatë mandatit 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Shqipëria pati një peshë të rëndësishme edhe në mbështetje te Ukrainës për të drejtat e njeriut, ndryshimet klimatike dhe sigurinë kibernetike.


Të ngjashme

Read Entire Article