Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri i vendit Edi Rama, që ndodhet sot në Budapest, për të marrë pjesë në punimet e këtij samiti.
“Po marrim stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri, gjysmën e parë të vitet që vjen. Ka shumë gjëra për tu diskutuar. Ndryshimi i kilimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve euripiane. Jemi krenarë ta mikpresim këtë takim”, tha Rama.
Në lidhje me zgjedhjen e Donald Trump si president i Amerikës, Rama deklaroi se për Shqipërinë nuk ka rëndësi se kush vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasi shqiptarët janë një popull që e çmojnë tepër miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb