Shqipëria, sot në lojë vendi i parë, Sylvinho s’e zbulon formacionin: Kush fiton, favorit për fitoren e grupit

1 week ago 26
Reklamë

Shqipëria dhe Gjeorgjia përplasen sot në stadiumin tonë kombëtar në Tiranë për vendin e parë në grupin B1 të ligës së kombeve.

Të dyja përfaqësueset fituan ndeshjen e parë dhe tani kanë përballjen e parë direkte për të tentuar menjëherë një shkëputje për kryesimin.

Të dyja skuadrat janë në një moment të shkëlqyer kurorëzuar edhe më pjesëmarrjen në europian.

Pas suksesit me Ukrainën në Pragë, kuqezinjtë të mbështetur edhe nga një stadium ku gjithçka është e ezauruar do të provojnë nisjen e mrekullueshme te edicionit të ri të ligës së kombeve, me dy fitore në dy ndeshje.

Për t’ia dalë, sipas Silvinjos skuadra duhet të eci me 100 km në orë.

“Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. ata janë një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”, tha Silvinjo.

Por Silvinjo pranon se skuadra që fiton sonte, do të jetë më afër objektivit.

“Grupi është shumë i balancuar. Ekipi që fiton ka një lloj avantazhi të rëndësishmi. Ky është kompeticion shumë i vështirë. Çdo ndeshje që ka rezultate të mira, të afron më tepër me objektivin”, tha Silvinjo.  

Trajneri i Shqipërisë nuk preferoi të zbulohej për formacionin duke thënë se do ta vendoste vetëm disa orë para ndeshjes. Prioritet sipas tij do të jetë gjendja fizike e gjithsecilit. Pavarësisht qëndrimeve publike, gjasat janë që kuqezinjtë të jenë të njëjtë sikurse në Pragë në fitoren kundër Ukrainës. I vetmi dyshim i vogël është Hysaj apo Balliu në të djathtë të mbrojtjes./vizionplus.tv

Read Entire Article