Shqipëria synon medalje në karate

11 months ago 10
Reklamë
18:43 22/09/2023

Kampionati ballkanik zhvillohet në Tiranë

Tirana po pret për herë të parë Kampionatin Ballkanik të Karatesë për të rritur dhe vetaranë. Sportistë nga 12 vende të rajonit kërkojnë suksesin në aktivitetin që nisi këtë të premte në sallën sportive “Feti Borova”. Alvin Karaqi, kampion në Lojërat e fundit Europiane, thotë se synojnë medalje si individë dhe ekip.

Alvin Karaqi: Shpresojmë shumë që të fitojmë medalje edhe në kategoritë individuale dhe ekipore. Unë nuk marr pjesë në kategorinë individuale për shkaqe strategjike dhe personale, do të mbështes ekipin në garat ekipore, në ato individuale do të mbështes kolegët si trajner.

Konkurrenca në këtë kampionat është tepër e fortë, pasi marrin sportistë të nivelit të lartë si kroati Ivan Kvesic, kampion Bote dhe Europe në të kaluarën.

Ivan Kvesic: Konkurrentët në të gjithë kategoritë janë tepër të fortë, pasi ka medalistë olimpikë, europianë dhe botërorë dhe kjo e bën më të vështirë që të arrish në podium, por mua më pëlqejnë sfidat pandaj jam këtu. Ky aktivitet do të jetë një përgatitje e mirë edhe për botërorin që do të mbahet në Budapest.

Kampionati Botëror i Karatesë do të zhvillohet nga data 24 deri më 29 Tetor.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article