Shqipëria U-19 miqësore me Turqinë

11 months ago 7
Reklamë
18:51 27/09/2023

Dy përballjet do të luhen në muajin Tetor, kuqezinjtë përgatiten për europianin

Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësoret e fundit ndaj Turqisë U-19 në muajin Tetor.

Sfidat zhvillohen në prag të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë që nis në Nëntor.

FSHF njofton se ka rënë dakord me institucionin e futbollit turk që këto dy miqësore të luhen në Turqi.

Qëllimi i këtyre testeve është kolaudimi i grupit përfundimtar për kualifikueset e Kampionatit Europian U-19. Objektimi është kalimi në ‘Elite Round’.

Ndeshja e parë e kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku është planifikuar të luhet më 14 Tetor, ndërsa sfida e dytë zhvillohet tri ditë më vonë.

Kuqezinjtë 19-vjeçarë do të nisin grumbullimin direkt në Turqi, ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore.

Lista e lojtarëve do të bëhet me dije në vijim nga trajneri Ervin Bulku.

Kombëtarja zhvilloi dy ndeshje miqësore kundër Azerbajxhanit, ku mori një fitore dhe një barazim disa javë më parë.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 Nëntor 2023.

Dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article