Shqiptarët në Mal të Zi zgjedhin pushtetin me serbët përpara SHBA-BE-së

11 months ago 19

SHËNIM: Shqiptarët në Mal të Zi janë bërë sot bashkë me pro-serbët në Mal të Zi, në një koalicion më Partinë Europa Tani!

Ajo që bie në sy, është që në koalicion me pro-serbët, pavarsisht se ata nuk janë në qeveri, janë edhe shqiptarët e Forumit Shqiptarë dhe Aleancës Shqiptare.

Pavarsisht fushatës që kanë bërë për të qenë mburojë nga Kisha Serbe, pavarsisht së shqiptarëve atje u premtuan luftë me të gjithë ata që janë në krah të Rusisë, pavarsisht se votat e tyre nuk duheshin për tu ndërtuar qeveria e re, sërish dy partitë e mëdha në Mal të Zi zgjodhën të bashkohen me pro-serbët.

SHBA dhe BE ishte poashtu kundër kësaj marrëveshje që e cilësuan si të rrezikshme, por sërish Gjeloshaj e Nimanbegu, vendosën pushtetin përpara aleatëve.

Ajo që mbetet të presim e të shohim është se sa do mundet kjo qeveri të rezistojë dhe se si do jetë qasja e SHBA e BE ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, që më herët kanë patur mbeshtëtjen maksimale.

Njëkohësisht, mesa duket ata kanë vepruar pa u konsuluar as më Tiranën e Prishtinën, që është poashtu një sinjal i keq ku pushteti prevalon mbi interesat e mëdha kombëtare./LEXO.AL

Read Entire Article