Një shtetas shqiptar është arrestuar, pasi ka shkaktuar një aksident trafiku.
Pjesëtarët e MPB-së në Leskovc kanë arrestuar G. M. (31) nga Shqipëria, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale kundër sigurisë së transportit publik.
Ai dyshohet se në autostradën afër Leskovcit ka ecur me një “Audi” dhe ka goditur një “Corsa” të drejtuar nga një dyzet e shtatë vjeçar dhe në të cilën ndodheshin një dyzet e tre vjeçar dhe një dyzet e një vjeçare, njoftoi sot Policia e Leskovcit.
Në këtë aksident trafiku, shoferi dhe burri me “Corsa” kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa gruaja është lënduar rëndë.
Ndaj të dyshuarit janë dërguar në Prokurori materialet përkatëse.
(balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb