Shtohet tensioni PSG-Mbappe

1 year ago 34
Reklamë
23:30 08/08/2023

Klubi parisien heq posterin nga “Parc des Princes”, në dyqanet e klubit nuk ka më fanela

PSG e ka përkeqësuar konfliktin me yllin francez Kilian Mbape, ndërsa ka hequr posterin e sulmuesit në “Park de Prins”, e gjithashtu ka refuzuar që të shesë fanellën e tij në dyqanet e klubit.

Mes sulmuesit 24-vjeçar dhe kampionëve francezë ka përplasje për shkak të dështimit të negociatave për rinovim. Kontrata e Mbapesë i përfundon në verën e 2024-ës dhe drejtuesit parisienë po përpiqen që të mos ta lejojnë atë të largohet falas.

Nisur nga refuzimi i yllit francez për të rinovuar, ai është dërguar që të stërvitet me rezervat. Ndërsa fanela me emrin e tij nuk gjendet në dyqane, ajo e Nejmar që ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe ajo e Leo Mesit që u transferua tek Inter Miami, vazhdojnë që të jenë në shitje.

Real Madridi është klubi që kërkon të firmosë me 24-vjeçarin, ndërsa në Francë besojnë se mes palëve është arritur akord. Parisienët kanë tentuar që t’ia ndryshojnë mendjen, madje bënë gati edhe një ofertë faraonike për të me vlerë 1 miliardë Euro për 10 vitet e ardhshme.

Mbape refuzoi edhe milionat e sauditëve, ndërsa duket se objektiv të vetëm ka largimin nga Parisi.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article