Shtyhet debutimi i Messit në MLS

1 year ago 21
Reklamë

23:42 10/08/2023

Argjentinasi “fajtor” për ecurinë pozitive të Inter Miami në Kupën e Ligës

Starti i Lionel Messit me fanellën e Inter Miami ka qënë i jashtëzakonshëm. Në katër duele, ai ka arritur të shënojë plot 7 herë, një mesatare tepër e kënaqshme nga ana e 36-vjeçarit. Formë që ka ndihmuar edhe skuadrën nga Florida për të bërë mirë në Kupën e Ligës, pasi gjendet në raundin çerekfinal të kompeticionit. Ecuria e Inter Miami në turneun që përfshinë skuadrat e Amerikës së Veriut dhe ato qëndrore ka shtyrë edhe debutimin e Lionel Messit në kampionat

Inter Miami do sfidojë Charlotte për një vend në gjysmëfinale e më pas, kundërshtari i radhës që do ta ketë edhe në Mexhor Ligë Soker. Përballja me ta do të thotë se vetëm njëra prej tyre do kalojë më tej, pra në gjysmëfinale, por Inter Miami ose Charlotte do të luajnë edhe njërën prej finaleve, atë për titull ose vendin e tretë.

Zhvillim që shtyn akoma dhe më shumë debutimin e Messit në kampionat, e cila pritet për tu përcaktuar. Skuadra e Inter Miami po kalon një moment negativ në Mexhor Ligë Soker, pasi nuk ka shënuar fitore prej 11 sfidash në 22 javë të kampionatit, për tu gjendur në vendin e fundit me 18 pikë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article