Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe jamarbër Malltezin, dhëndrin e tij, që ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për Balkanweb se si Berisha ashtu edhe Malltezi kanë kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë. Ata kërkuan dorëheqjen e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb