“Si fituat ju në Kukës?”, Sula-mazhorancës: Kurrë mos u ngopshi!

1 year ago 25
11:03 05/10/2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ngre pikëpyetje nga salla e Kuvendit se si ka mundësi që Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në Kukës në një kohë kur thotë se nga ana e kësaj partie kanë përfunduar pas hekurave zyrtarë të lartë.

Deputeti Sula e ka përfunduar fjalën e tij në kuvend duke iu drejtuar mazhorancës me fjalët “kurrë mos u ngopshi”.

Dashnor Sula: Ti je kryetare e Kuvendit aty, por je thjesht formale. Sepse e demonstrove fjalën tënde që the që “ja kam çuar zyrës juridike prej 1 muaji” dhe i gjithë stafi yt ka 1 muaj që nuk jep përgjigje për opozitën që doni ta kompozoni. Ju nuk keni marrë akoma urdhrin dhe atë që duhet të bëni. Ne nuk jemi Republikë Parlamentare, por Republikë Kryeministrore. Nuk bëni asnjë hap pa marrë urdhër nga kryeministri.

Ju çfarë nuk bëni dhe fitoni prapë. Fituat Kukësin. Po mo e fituat me 5 mijë-6 mijë vota. Nuk e shpjegoj dot dhe as mendja më e shquar çfarëdo qoftë edhe nobelisti më i madh se pse mund të ndodhë diçka e tillë që mazhoranca juaj çfarë nuk bëni dhe prapë ju fitoni.

Si fitoni? Zëvendëskryeministri në burg, ministra në burg, deputetë në burg, kryetarë bashkie në burg, edhe prapë ju jeni të mirë dhe ju do populli? Ju edhe këtë opozitë që ka mbetur doni ta zhdukni. Merreni dhe në 2025 dhe me Ramën kryeministër tuaj. Ju jeni të pangopur për pushtet dhe doni të shkatërroni dhe opozitën dhe madje të na mbysni fare. Bravo ju qoftë dhe kurrë mos u ngopshi!

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article