Si ishte viti 2023? Erion Veliaj: Sfidues, por ja vlejti! Piramida shtëpia e të rinjve për 200 vitet e ardhshme! Ja projektet për 2024-ën

10 months ago 11

Në natën e ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Tiranës, i ftuar në emisionin ‘Esencë’ në Report Tv foli për vitin që lamë pas, si edhe projektet e vizionin për vitin 2024.

Për Erion Veliajn, viti 2023 ishte sfidues pasi disa projekte mbetën pezull për shkak të luftës në Ukrainë, por se pritja ja vlejti.

Në emisionin ‘Esencë’ me Eljan Tanini, kryebashkiaku thotë se Piramida do jetë shtëpia më e madhe e të rinjve në Ballkan për 200 vitet e ardhshme.

“Ishte një vit, u vonuan shumë projekte, por në finale ja vlejti pritja. Edhe pse ishte fushata, u thash kolegëve do bëjmë diçka që do jetë edhe për 200 vitet e ardhshme, fushatat shkojnë e vijnë. Asgjë me ngut, do presim cilësinë me të mirë të materialeve që do u rezistojnë kohës dhe do jetë pjesë e një shtëpi rinie më e madhja në Ballkan për punët e të ardhmes”, tha Veliaj në Report Tv.

“Ajo që i tërheq shumë turistë tek Tirana, janë shenja të asaj kohe. Vetëm në Gjermaninë Lindore mund të kesh një muze si shtëpia e gjetheve. Ato pika si Bunk’Art, shtëpia e Kadaresë, Agolli kanë krijuar disa stacione që përkojnë nga ana kohore me Luftën e Ftohtë, por ama përkojnë edhe me një kuriozitet të jashtëzakonshëm të turistëve, ku brenda një diametri 500 mijë metrash ti shikon 10 pika të Shqipërisë që ka qenë”, tha Veliaj.
Veliaj u ndal edhe në projektet për 2024, ku tha se po konceptohet një projekt për Kopshtin Botanik. Po ashtu, kryeqytetit do t’i shtohen edhe 3 linja urbani elektrike.

“Projekti më i madh strategjik është ai që firmosëm këtë javë. Firmosëm me Bankën Gjermane të zhvillimit dhe BE një kontratë ku 50 mln janë kredi dhe 30 mln janë grant, do kemi tre linja autobusësh që do jenë si metro, por në fakt në sipërfaqe, në pamundësi për ta përballur ekonomikisht. 1 km metro kushton sot 300 mln euro, që do të thotë pa u futur në BE një qytet shqiptar nuk e përballon dot”, u shpreh Veliaj.
Vizioni i Veliajt për Tiranën është se deri në vitin 2035 do jetë qyteti kryesor në të gjithë Ballkanin.

Read Entire Article