Sigurohen paratë për operimin e vajzës së djegur, organizatori Loku: Shqiptarët u bënë bashkë

9 months ago 4

Andriola Gjoka është 23 vjeçe, ka lindur në Mirditë. Para një viti jeta e saj u përmbys duke u djegur në 75% të trupit.

“Zihej rakia dhe i hedh alkool dhe zjarri ndizet më shumë, dhe u dogja në 75% të trupit. Trupi im nuk është më funksional dhe nuk i përgjigjet nevojave të mia. Kam bërë 9 operacione duke dashur të shpëtoj pjesët e trupit por s’kanë qenë shumë funksionalë dhe kockat më kanë dalë në sipërfaqe”- thotë Andriola në një postim në rrjete sociale.

Një personazh shumë i njohur në Tik Tok si Petrik Loku ka organizuar një GoFound për Andriolën ku ka arritur të mbledh 150 mijë pound. I ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela ka dhënë më shumë detaje për rastin.

“Nuk e njihja nga afër Andriolën por u njoha me rastin në rrjete sociale. Kam shkuar e kam takuar nga afër dhe rasti ishte më i rëndë se sa e mendoja. I falenderoj gjithë shqiptarët që për 4 ditë arritën të mbledhin një shumë aq të madhe”- tha Loka për NEWS24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article