Silvinjo me “dhimbje koke”, Gjimshiti dëmtohet gjatë stërvitjes

2 weeks ago 35
Reklamë

Pas mungesës së Brojës, trajneri Silvinjo ka pësuar një tjetër goditje para ndeshjes me Ukrainën.

Kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti është dëmtuar në stërvitjen e parë, çka ka bërë që Silvinjo të thërrasë menjëherë 22-vjeçarin Adrian Bajrami i cili aktivizohet me Benfika B.

Flitet për një tërheqje muskulare, duke qenë se gjithçka në këtë seancë stërvitore ka qenë me dyer të mbyllura, përveç 15 minutave të para të nxemjes.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky dëmtim i Gjimshitit, por që nga shenjat e para duket se kapiteni kuqezi dhe futbollisti i Atalantës mund të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve atë përballë Ukrainës më 7 shtator ndërkohë që nuk dihet nëse do të jetë në gjendje për të qenë i gatshëm në ndeshjen e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator në Tiranë.

Read Entire Article